-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Banderola na shpëtoi, i mërziti prandaj fituam”, ish-kreu i Ligës rumune mbështet huliganët

Kryesoret

Ish-kreu i Ligës Profesionale të Futbollit të Rumanisë, Dumitru Dragomir ka reaguar për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila përfundoi me fitoren e vendasve, por ku pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë.

“Lum ai që nuk i ka parë të katër ndeshjet. Mungesa e ndeshjeve ndërkombëtare, të cilat na forcojnë mendërisht. Nëse do të ishin 50 mijë njerëz do të humbnim. E dini çfarë na shpëtoi? Na shpëtoi ai flamur,” ka thënë fillimisht Dragomir për Fanatik.ro.

“Na shpëtoi baneri, nuk do t’i mposhtnim nëse nuk do t’i nxirrnim nga koncentrimi. Po të mos bëhej ajo që u bë… nuk i mposhtnim as po të luanim dy javë,” tha ai.

“Të mos i falënderojmë, se nuk bëjnë asgjë të tillë askund në botë. Do të na dënojnë, por nuk kanë një paragraf rregullues për një gjë të tillë, por do ta lidhin me ksenofobinë,” tha Dragomir referuar banderolës me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

“Ne patëm një fillim katastrofik, nuk mund të bënim një pasim, po dridheshim dhe ata mund të shënonin gol. Është mirë që ndodhi ajo që ndodhi, sepse ne i mërzitëm, i nxorëm jashtë ritmit dhe kjo ishte në avantazhin tonë, sidomos kur gjyqtari filloi të dilte kundër nesh, ai mërziti edhe stafin e tyre,” përfundoi ish-kryetari i Ligës Profesionale rumune.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit