-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlini binjakëzohet me Kievin

Kryesoret

Kryetarët e Berlinit dhe Kievit pritet ta nënshkruajnë të enjten një marrëveshje që i binjakëzon dy qytetet. Kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitscko do të udhëtojë drejt kryeqytetit gjerman, Berlinit, për të finalizuar paktin.

Kryetari i Berlinit, Kai Wegner do të takojë Klitschkon në portën Brandenburg në pasditen e së enjtes dhe më pas të dy do të nisen drejt Sallës së Kuqe të Qytetit.

Palët janë marrë vesh për binjakëzim më herët gjatë këtij viti. Berlini e sheh këtë vendim si shenjë solidariteti me Ukrainën që po përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.

Sipas autoriteteve të Berlinit, kryeqyteti gjerman është i binjakëzuar edhe me 17 qytete tjera. Partneriteti i qytetit gjerman me Moskën, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 1991, është pezulluar për shkak të luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit