Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij të parë për mediat pas përfundimit të takimit në Bruksel mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç si edhe me ndërmjetësimin e të dërguarve të BE, ka thënë se nuk ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.
Kurti ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin.
“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervozimi në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë,” tha Kurti për gazetarët.