-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, Borrell: Vuçiç dha garanci që serbët do të angazhohen

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit të nivelit të lartë të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Gjatë konferencës Borrell foli edhe në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe komentoi dy opsionet për të shpallur zgjedhjet.

Ai më tej shtoi se më lidhje me këto opsione zgjidhja më e mirë është se dorëheqja e katër kryetarëve pasi ata janë votuar vetëm nga 3 për qind e popullsisë.

Borrell shtoi se ka marrë garanci nga Vuçiç se serbët do të angazhohen për zgjedhjet në Veri.

“Zgjedhjet mund të shpallen përmes dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në Veri të Kosovës ose përmes mbledhjes së nënshkrimeve nga serbët e Kosovës për t’i shkarkuar kryetarët.

Më lejoni që ta sqarojë se BE e sheh dorëheqjen e kryetarëve, të cilët janë zgjedhur vetëm nga 3 për qind e popullsisë, si mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Procedura tjetër, kërkimi i nënshkrimeve, nuk është e sigurt. Serbët e Kosovës pritet që të tregojnë konstruktivitet dhe të angazhohen, pa kushte, në procesin zgjedhor, ata duhet të marrin pjesë… dhe mirëpres garancinë që mora sot nga presidenti Vuçiç për këtë.

Nëse nuk ka progres në zgjedhje, rreziku për ripërshkallëzim do të vazhdojë të jetë i rrezikshëm mbi zbatimin e marrëveshjes dhe në procesin e normalizimit”, u shpreh Borrell në konferencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit