-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i keq, ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të apartamenteve

Kryesoret

Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve, përveç shtimit të pagesave për taksën e ndërtesës pritet ndikojë edhe te rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve.

Sipas vendimit nr.457 të botuar në Fletoren Zyrtare më 27 Korrik 2023, çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat për 32 zonat kadastrale u rritën nga 5 deri në 76% krahasuar me vendimin e 2018-s.

Shoqata e Ndërtuesve prej disa ditësh ka ngritur shqetësimin se rritja e çmimeve mesatare referuese do të ndikojë si në rritjen e tatimit mbi të ardhurat që paguhet për rastet e transaksioneve të shitblerjes së pronës, por edhe te pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit dhe te detyrimet e tyre për taksën 3% të strehimit social.

Anëtarë të Shoqatës së Ndërtuesve pohuan për “Monitor” se rritja e barrës tatimore të sektori i ndërtimit jo vetëm do të frenojë aplikimet për leje ndërtimi, por edhe do të rrisë çmimet e apartamenteve.

“Për shkak të rritjes së çmimeve të referencës do të paguhet më shumë në vlerë edhe taksa 3% e kontributit të strehimit social. Në këtë situatë çdo ndërtues që kërkon të aplikojë për marrjen e një leje ndërtimi përpara aplikimit llogarit kostot e ndërtimit, dhe rritja e barrës tatimore i shton kostot. Kjo jo vetëm do të frenojë në aplikimet për lejet e ndërtimit, por edhe pritet të rriten çmimet e shitjes së apartamenteve”, pohon Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit