Deputeti Agron Gjekmarkaj ishte njëri prej atyre që reagoi pasi Lindita Nikolla njohu sërish Lulzim Bashën si drejtues të grupit parlamentar demokrat.
Gjekmarkaj tha se Basha ka vetëm 7 deputetë dhe nuk mund të vendosë ai se kush do të jetë në krye të grupit të PD-së.
“Ne për fat të keq kemi pasur shumë probleme me matematikën 7 herë 7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë mirë llogaritë për 10 vite.
Në fakt matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të dalin 49.
49 janë në krahun tjetër përballë 7. Ligjësitë e Averroas nuk ka politikë që mund t’i ndryshojë. Çdo përsiatje ngjan e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy nga aty lart,” tha ai.