Seanca e sotme e Kuvendit u përfshi nga akuza dhe tone të forta. Shkak u bë njoftimi i Lindita Nikollës e cila deklaroi para deputetëve se Lulzim Basha kishte caktuar Flutura Açkën kryetare të grupit të PD-së.
Por Gazment Bardhi, që është në krye të grupit aktualisht reagoi ashpër duke thënë se Nikolla bashkë me Ermonela Felajn kishin “gatuar” vendimin që e quajti “paçavure”.
“Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp. Qetësohu se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty” i tha Nikolla.
@5pyetjet.al“Kush je ti moj?”/ Nikolla njeh Bashën kryetar grupi: Kështu dua unë, do ju nxjerr jashtë♬ original sound – 5pyetjet.al
“Pse thërret Ermonela Felajn në zyrë, do vendosni për kryetarin e Grupit të PD. Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?” iu kthye Bardhi.
“Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim e thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit. Kështu dua unë, prandaj e ftoj, ajo është n/kryetare e Kuvendit” replikoi Nikolla.
Nikolla: Basha vuri Açkën kryetare të grupit të PD-së! Bardhi: Skandaloze!