Detaje të reja mësohen nga megaoperacioni që po zhvillohet nga policia e Tiranës kundër shpërndarësve të drogës. Deri më tani mësohet se janë lëshuar 112 urdhër arreste ndërsa deri më tani kanë rënë në pranga 80 persona. Sipas burimeve është sekuestruar mbi 3 kg kokainë.
Mega-operacion kundër shpërndarësve të drogës në Tiranë, 70 të arrestuar
Përveç kokainës, sasia e kanabisit të kapur është edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. Është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë me postë. Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash.
Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza. Përveç Tiranës, operacioni është zhvilluar edhe në qytete të tjera, ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, në Fier, në Shkodër dhe në Durrës.
Të arrestuarit janë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ndërsa një pjesë janë pikasur edhe me blerje të stimuluara.