Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Yannis Oikonomou paraditen e sotme shkoi në paraburgimin e Durrësit për të vizituar Fredi Belerin.
Oikonomou mbërriti një ditë më parë në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Dje gjykata vendosi që të refuzonte kërkesën e Belerit për ta pushuar dosjen duke e kaluar për gjykim në themel, që nis ditën e hënë.
Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë përplasje diplomatike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.