-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do operoj fëmijën”, eskorta moldave i zhvat mbi 100 mijë euro menaxherit të televizionit

Kryesoret

Një eskorte moldave quajtur Adina Manolache, i ka zhvatur menaxherit të lartë të televizionit të Rai në Itali plot 100 mijë euro.

Ajo u arrestua nga policia e Romës pasi u denoncua nga menaxheri 66-vjreçar, i cili e kishte njohur 30-vjeçaren në faqen e njohjeve online “BakekaIncontri”.

Manolache u kap në flagrancë në takimin e fundit mes tyre, ku zyrtari i RAI-t do të merrte 1000 euro në shtëpinë e viktimës. Historia mes tyre nisi shtatorin e kaluar, kur menaxheri i RAI nisi një marrëdhënie me pagesë me eskortën.

Policia italiane dyshon se eskorta e ka organizuar kurthin së bashku me persona të tjerë, të cilët tashmë janë në kërkim.

Fillimisht eskorta nisi t’i kërkonte para atij duke u ankuar se ishte e dëshpëruar pasi e kishin nxjerrë nga shtëpia, më pas, ajo i thoshte se ishte e shqetësuar sepse një nga fëmijët e saj duhej t’i nënshtrohej një operacioni delikat.

Në një rast menaxheri i kishte paguar edhe shpenzimet e një varrimi të pretenduar të motrës së eskortës, por ajo i kërkoi para edhe me justifikimin se ishte kërcënuar nga disa mafiozë të lidhur me trafikun e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit