-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veteranët e UÇK hedhin telefona në drejtim të godinës së EULEX

Kryesoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka protestuar të premten para ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) duke e kritikuar këtë institucion dhe Gjykatën Speciale të Kosovës për shqetësim të familjeve të veteranëve.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Si shenjë proteste ndaj veprimeve të EULEX-it, protestuesit kanë hedhur disa telefona drejt ndërtesës së misionit evropian.

Gjykata Speciale ka dënuar dy pjesëtarë të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin në maj të vitit 2022 për pengim të administrimit të drejtësisë.

Dënimi fillestar për secilin ka qenë 4 vite e gjysmë burg, ndërsa pas ankesës në Apel, koha u është zvogëluar në 4 vite e 3 muaj burg.

Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit