Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shtetin fqinjë, pasi një i ri nga Kosova është mbytur në një lumë në Orzinovi në Itali.
Mësohet se viktima e identifikuar është Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës.
Ndërkohë sipas një familjari të tij bëhet me dije se i ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë.
Ndërsa policia italiane pritet të hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.









