-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e OKB, çfarë do të diskutohet?

Kryesoret

Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin vit me radhë, kur udhëheqësit të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Por shumë nga vendet në zhvillim po shpresojnë t’i kushtohet vëmendje çështjeve të rëndësishme për ta përfshirë zhvillimin, inflacionin dhe ndryshimin klimatik.

Asambleja e Përgjithshme e këtij viti po mbahet pas një viti maratonë takimesh të nivelit të lartë, dhe disa udhëheqës të rëndësishëm nuk do të marrin pjesë. Por, ka ende shumë çështje për të biseduar.

“Do të mblidhemi në një kohë kur njerëzimi përballet me sfida të mëdha që nga çështja urgjente e krizës klimatike në përkeqësim, deri tek konfliktet në përshkallëzim, kriza globale e kostos së jetesës, pabarazitë në rritje dhe ndryshimet dramatike për shkak të teknologjisë. Njerëzit presin nga udhëheqësit e tyre një rrugëdalje nga kjo rrëmujë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë personalisht për herë të parë në Asamble që kur fillloi agresioni rus në shkurt 2022.

“Zelensky duhet të jetë i ndërgjegjshëm se janë shumë udhëheqës të vendeve në zhvillim që kanë problemet e tyre, si borxhet dhe rritja ekonomike, dhe duan të flasin për këto tematika, dhe jo vetëm për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës,” thotë Richard Gowan, nga Grupi i OKB-së për Krizat Ndërkombëtare.

Kjo përfshin zhvillimin e qëndrueshëm, që nuk po ecën sipas planit për të arritur objektivat për vitin 2030 për sa i përket urisë dhe varfërisë ekstreme.

OKB thotë se nëse kjo prirje vazhdon, 575 milionë njerëz do të përfshihen nga varfëria ekstreme deri në fund të kësaj dekade.

Java do të fillojë me një takim dyditor të nivelit të lartë që OKB shpreson se do të ripërtërijë punën për këto objektiva./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit