-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në spitalin e Tetovës, familjarët e viktimave në protestë

Kryesoret

Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular të Tetovës protestuan të premten para ndërtesës së Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Lubomir Jovevski.

Në shtator 2021, 14 persona humbën jetën nga një zjarri që kishte shpërthyer në spitalin modular në Tetovë, ku ata po trajtoheshin për COVID-19.

Dy drejtorët e spitalit modular u dënuan nga një gjykatë në Tetovë me nga një vit e gjysmë burgim me kusht për këtë rast.

Protestuesit thanë të premten se gjykimi për këtë rast lë vend për dyshime se hetimet për shkaqet e zjarrit “janë fshehur me qëllim që e vërteta të mos zbulohet”. Zjarri u shkaktua nga një kabllo elektrike në orët e vona të natës së 8 shtatorit 2021.

“Ne familjarët urgjentisht kërkojmë që të hapet procedurë e re gjyqësore për shkaqet e zjarrit, që të rishqyrtohet të gjitha vendimet nga gjykimi paraprak në gjykatën e Tetovës,” tha një familjar i një prej viktimave në spitalin e Tetovës.

Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, u shpallën fajtorë për shkak të mosvendosjes së shenjave të informimit në hapësirat e objektit spitalor dhe të pajisjeve për shuarjen e zjarrit.

Organizatori i protestës tha se procesi gjyqësor “ka dëshmuar se organet e drejtësisë janë mbrojtësit më të mëdhenj të krimit të organizuar dhe po e mbajnë peng shtetin, andaj edhe kërkojmë nga qeveria shkarkimin e kreut të prokurorisë, dhe së bashku me gjykatësit dhe prokurorët e tjerë të përgjigjen penalisht”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit