-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutoi me pushkë shqiptarin për një parking, 68-vjeçari grek paraqitet në Gjykatë me antiplumb

Kryesoret

68-vjeçari grek, Dhimitris Kutrumanis ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pire për vrasjen e shqiptarit, Brigen Limka.

I riu shqiptar baba i tre fëmijëve u vra me dy plumba pasditen e djeshme në rrugë nga 68-vjeçari pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari. Ndërkohë greku sot është paraqitur në Gjykatë i veshur me anti-plumb.

I moshuari i paraqit në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie. Gjatë dëshmive të tij kontradiktore ai një herë u shpreh se nuk kishte dashur që ngjarja të përfundonte në atë mënyrë ndërsa nga ana tjerët ai ishte shprehur se pasi e kishte vrarë “kishte mbaruar punë”.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

Ditën e djeshme mediat raportuan se autori jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit