Një 31-vjeçare me origjinë nga Qipro është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka lënë vetëm dhe pa kujdesin e një të rrituri 8 fëmijë, mes tyre edhe foshnja 3-muajshe.
Mediat greke raportojnë se kanë qenë fqinjët ato që kanë njoftuar policinë se në një banese kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve.
Me mbërritjen e policisë janë gjetur në banesë 8 fëmijë të moshave nga 3-muajsh deri në 13-vjeç.