Një 25-vjeçar me inicialet S. A., banues në Prishtinë, është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan, sasi lëndë narkotike kokainë.
Po ashtu u arrestua edhe një 32-vjeçar me inicialet A. R., banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në pranga ra në Tiranë edhe një 30-vjeçar E. H., pasi u kap duke drejtuar një motor pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.