Policia e Durrësit ka vënë në pranga “skifterin” e biçikletave Kristo Myftari pas denoncimeve nga qytetarët për humbjen e mjeteve.
40-vjeçari dyshohet se gjatë muajit shtator ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 personave. Pas arrestimit të Myftarit policia ka sekuestruar 2 biçikleta të vjedhura në cilësinë e provës.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.