-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po planifikonte të merrte 33kg drogë në një kontejner, dënohet shqiptari në Holandë

Kryesoret

Autoritet holandeze kanë kanë dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i 36-vjeçarit u krye në prill ku shqiptari tentoi të merrte nga një kontejner në portin e Vlissingen 33 kg kokainë.

Sjellja e tij e dyshimtë së bashku me bashkëpunëtorin e tij solli që policia të rrinte në vëzhgim të tyre.

Ata po udhëtonin në një makinë dhe gjatë kontrolleve gjeten sende të cilat përdoren për të thyer.

Dy javë më parë, 36-vjeçari deklaroi kishte pasur synim të merrte drogë nga një kontenier, por më pas kishte ndërruar mendje, pasi nuk mund të hynte në zonën e portit.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar edhe më parë për vepra të tjera. Ai u dënua me 21 muaj burg në vitin 2020 për trafikim të drogave të forta dhe posedim të armëve të zjarrit. Për më tepër, ka ende një dënim prej 200 ditësh për një rast tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit