Në Cusago në provincën e Milanos, një vajzë tetë muajshe mbeti vetëm brenda një makine të parkuar nga prindërit e saj, të cilët po festonin dasmën e shoqes së tyre në një restorant.
Karabinierët kanë ndërhyrë dhe kanë rënë në gjurmët e prindërve.
Babai dhe mamaja u justifikuan duke shpjeguar se e monitoronin vajzën e tyre përmes një telefoni celular me video të pozicionuar pranë vogëlushes.
Të dy u raportuan nga policia për braktisje të fëmijëve. Vogëlushja në gjendje të mirë shëndetësore është kthyer te prindërit e saj, shkruan Tgcom.