-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrugët që nuk të çojnë në BE

Kryesoret

Kur Parlamenti Europian e riklasifikoi Korridorin VIII në Rrjetin kryesor të Transportit Europian (TEN-T) në dhjetor të vitit 2022, qeveria shqiptare e kaloi në heshtje ngjarjen, pasi axhenda e brendshme ishte e përqendruar në projektin Durrës Yachts Marina, investimet në tunelin e Llogorasë, panelet diellore etj.

Përfshirja e Korridorit VIII në mesin e dhjetë arterieve më kyçe europiane është ngjarja më e rëndësishme në sektorin e infrastrukturës në 30 vitet e fundit.

Kriteret e përfshirjes në arteriet e rëndësishme europiane kërkojnë rrugë të standardit të lartë, të shoqëruara me hekurudhë të shpejtë dhe me linjë të transmetimit të energjisë. Financimet e saj merren përsipër nga Bashkimi Europian (BE), i cili ka vënë si afat të përfundimit të tij vitin 2030.

Arteria e re do të fuqizojë portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, të cilët do të duhet të përballojnë flukset e mallrave dhe të udhëtarëve nga pjesa jugore e Italisë drejt Mesdheut, nga Shqipëria për në portet e Burgasit në Detin e Zi, teksa udhëtimi me tren në Europë do të bëhet funksional edhe për shqiptarët.

Heshtja e qeverisë nuk lidhet me ndonjë dashakeqësi ndaj projektit, por për faktin se pala shqiptare nuk u përfshi në fushatën e lobimit për riklasifikim të Korridorit VIII dhe kështu, as nuk e përcolli lajmin në media për këtë ngjarje të rëndësishme siç ndodh rëndom./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit