Autoritetet policore në Torino të Italisë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh, pasi këta të fundit u kapën me më shumë se 2 kilogramë heroinë.
Mësohet se policia italiane ka arrestuar një 56-vjeçare shqiptare dhe partnerin e saj 61-vjeçar, pasi të dy dyshohen se shisnin lëndën narkotike nga apartamenti i tyre.
Brenda banesës së tyre u gjetën edhe disa gramë kokainë, si edhe mjetet përkatëse për ndarjen e drogës dhe përgatitjen e saj për shitje.
Sakaq, të dy shqiptarët janë arrestuar dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e tyre.