Zbulohet një tjetër konkurrente e “Dancing With the Stars” programi i njohur i kërcimit që pritet të fillojë së shpejti.
Bëhet fjalë për Arnita Beqirajn, e cila është një personazh i njohur pasi vitin e shkuar e pamë në rolin e spektatorit, ku brohoriste për partnerin, megjithatë këtë vit ka vendosur ta provojë vetë këtë eksperiencë, me balerinin, Eni në krah.
Deri më tani janë zbuluar emra si Saimir Korreshi, Sara Karaj, Armaldo Kllogeri dhe Atalanta Kërcyku, ndërsa sot është bërë me dije një tjetër personazh i famshëm që do të ngjitet në skenën aspak të lehtë të kërcimit.
View this post on Instagram