-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedimet Kosovë-Serbi, Grenell: Ka një frustrim me Kurtin në DASH!

Kryesoret

Ish-emisari i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë -Serbi ka deklaruar në një intervistë për T7 se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij në Veri ka sjellë një dënim në unison nga komuniteti ndërkombëtar.

“Kosova ka qenë gjithmonë një mik unik për SHBA-të, por të kesh dënim nga Departamenti i Shtetit i Joe Biden dhe Demokratët, të kesh dënim nga Shtëpia e Bardhë e Joe Biden dhe Demokratët ndaj një udhëheqësi të Kosovës është e paprecedentë dhe e tërë unike, dhe populli i Kosovës duhet ta kuptojë se deklarata e 3 qershorit që komuniteti ndërkombëtar bëri, duke kërkuar nga Albin Kurti të ndalojë veprimet unilaterale dhe të ndërmarrë hapa specifikë…Ai nuk e ka bërë këtë, dhe do të ketë pasoja. Dëgjoj këtë në mënyrë të vazhdueshme nga Departamenti i Shtetit dhe njerëzit që punojnë aty, janë shumë të frustruar me Albin Kurtin” – ka thënë Grenell në një intervistë për T7.

Grenell ka thënë gjithashtu se Kurti e ka ndryshuar reputacionin e Kosovës në skendën ndërkombëtare.

“Ne e dimë që për vite të tëra janë bërë marrëveshje të shumta për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo nuk është bërë, kështu që Albin Kurti ka ndryshuar reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. E di që ka shumë njerëz në Kosovë që e duan Albin Kurtin dhe më pëlqen mesazhi i tij kundër korrupsionit dhe pastrimit të qeverisë së Kosovës, ka shumë korrupsion në Ballkan, dhe më pëlqen ky aspekt. Më pëlqen që flet për përfshirjen e të rinjve. Dhe sigurisht që kemi parë shumë të rinj të përfshirë. Por të mos kemi dyshim, Albin Kurti ka ndërmarrë veprime unilaterale që kanë sjellë dënimin nga komuniteti ndërkombëtar si kurrë më parë”, ka theksuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit