-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hunter Biden ngre padi ndaj agjencisë së taksave

Kryesoret

Hunter Biden paraqiti të hënën një padi gjyqësore ndaj agjencisë së taksave IRS, duke akuzuar se dy punonjës që pretenduan se pati ndërhyrje për rastin e tij, shpërndanë pa autorizim të dhënat personale të taksave.

Ky zhvillim ndodh në një kohë kur pritet të shtohen përplasjet ligjore dhe politike për zgjedhjet e vitit 2024.

Padia thotë se dy punonjësit “vendosën në objektiv dhe u përpoqën ta vënë në pozitë të vështirë zotin Biden”.

Zoti Biden thotë se parashikimet ligjore për mbrojtjen e sinjalizuesve, nga të cilat kërkojnë të përfitojnë punonjësit në fjalë, nuk përfshijnë ndarjen e të dhënave konfidenciale në intervista me shtypin, apo gjatë dëshmive në Kongres.

Padia vjen ndërsa një hetim i zgjatur ndaj Hunter Biden-it po vazhdon të marrë formë në një sfond politik me ndasi të theksuara, përfshirë një hetim për ngritje akuzash në Kongres me qëllim shkarkimin e babait të tij, Presidentit Joe Biden.

Ndaj Hunter Biden-it u ngritën akuza ditë më parë se pati gënjyer për përdorimin e drogës, gjatë blerjes së një arme në tetor 2018.

Avokatët e tij kanë sinjalizuar se do t’i kundërshtojnë akuzat. Kjo çështje ka gjasa të shndërrohet në një proces gjyqësor të profilit të lartë ndërsa afrojnë zgjedhjet e vitit 2024.

Padia e re civile e paraqitur në Uashington akuzon se në publikimet e paautorizuara përfshiheshin deklaratat e taksave të viteve konkrete që po hetoheshin, përfshirë zbritjet nga taksat dhe aludimet për detyrime të prapambetura.

Padia nuk vë në dyshim vetë procesin hetimor, por kërkon “zbatimin e ligjit federal për taksat dhe privatësinë”, si dhe të ndalë përhapjen e “akuzave të pabaza” dhe “publikimin e paligjshëm” të të dhënave të tij të taksave./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit