Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar në New York me njeriun më të pasur në botë, Elon Musk.
Erdogan mësohet se i ka bërë thirrje Musk që të hapë një fabrikë të re të Teslas në Turqi, duke u bërë lideri i fundit që lobon kështu te ai.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka thënë se Musk i ka thënë Erdoganit se shteti i tij shtë ndër “kandidatët më të rëndësishëm” për hapje të fabrikës së re.
Erdogan është në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përpjekje të ngjashme me të Erdoganit kanë bërë edhe presidenti francez, Emmanuel Marcon, i cili e ka takuar Muskun në qershor, si dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Por ajo që ra në sy në takimin me Erdogan ishte se Musk kishte marrë edhe djalin e tij me vete. Kjo e shtyu presidentin turk që ta pyeste miliarderin amerikan se ku ndodhej gruaja e tij.
“Ajo ndodhet në San Francisko, ne nuk jetojmë bashkë, dhe kjo është arsyeja se pse unë kujdesem për djalin tim,” tha Musk i sikletosur.
Erdogan: Where is your wife?
Elon Musk: Oh she, she is in San Francisco. We are separated now. That’s why I take care of my son
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) September 18, 2023