Një dhuratë e pazakontë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për liderët pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e mediave europiane.
Sipas raportimeve, Erdogan u dhuroi secilit prej liderëve një pistoletë me emrin e tyre të gdhendur, së bashku me një kuti me fishekë të vërtetë.
Kryeministri britanik Keir Starmer bëri të ditur se nuk mund ta merrte armën me vete në Mbretërinë e Bashkuar, pasi importimi i saj nuk lejohet nga ligjet britanike.
Ai tha se pistoleta e tij do të mbetet në Ankara dhe pritet të hiqet nga përdorimi.
Starmer e cilësoi dhuratën si një zgjedhje të papritur nga presidenti turk, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtën problematikë për transportimin e saj.
Përveç pistoletës, pjesëmarrësit në samit morën edhe dhurata simbolike më tradicionale, përfshirë librin “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, si dhe një bllok shënimesh dhe stilolaps të personalizuar me emrin e secilit lider.









