Autoritet gjermane kanë arrestuar një 66-vjeçar shqiptar pas gati dy vitesh për sulm seksual ndaj një pensionisteje 80-vjeçare në Westend.
Pas 20 muaj shqiptari u arrestua në Munih. identifikimi i 66-vjeçarit u bë për mes një kamere interneti në banesën e 80-vjeçares.
Sipas denoncimit të të moshuarës më 13 janar të vitit 2022 shqiptari i ishte afruar me justifikimin se do ta shoqërojë në banesën e saj ku më pas kanë filluar të bisedojnë.
Sipas dëshmisë 66-vjeçari papritur ka përfituar nga pafuqia e të moshuarës e ka kapur të moshuarën nga krahët dhe këmbët dhe gjithashtu ka kërkuar marrëdhënie seksuale.
Ajo u shpëtua pasi në atë moment në banesën e të moshuarës ka trokitur një i afërm dhe 66-vjeçari është larguar duke marrë një orë dore.
Familjarët e viktimës kanë lajmëruar policinë, por kërkimi i nisur menjëherë ditën e krimit rezultoi i pasuksesshëm.