-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Lajçak skenar për të goditur Kosovën, njoftova SHBA-BE!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit Lajçak kundër Kosovës” dhe se në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç u vendos “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti në një konferencë për media, ku doli së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Kurti tha se Vuçiç dhe Lajçak ishin të koordinuar. “Në takimin trilateral u ekspozova përballë një skenari të cilin Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

Kurti: Nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme zhduket fare opozita

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”. Kryeministri i Kosovës tha se ndërmjetësit dhe Vuçiçi u interesuan specifikisht për Asociacionin.

“Ftesa për takim e përfaqësuesit të lartë nuk kishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendit të ditës. Megjithatë, aty thuhej që qëllimi i takimit është diskutimi për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike”, tregoi paraprakisht Kurti, duke theksuar se që në takimin e parë me ndërmjetësit iu kërkua të kalohet te Asociacioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit