-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Kryesoret

Një person është plagosur me armë zjarri në Malësinë e Madhe ditën e sotme. Arratia e autorit 55-vjeçar Gjergj Marku nuk ka zgjatur shumë pasi është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh.

Policia thotë se pas një konflikti Gjergj Marku ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë M. P. 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, Gjergj Marku ka dëmtuar automjetin e D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e Gjergj Markut, pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur D. Q. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit