-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama bëri investitor strategjik një vrasës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Kukës në një takim në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen për këtë bashki pas shkarkimit të Safet Gjicit. Në krah të kandidatit Emri Vata, Berisha tha se nuk e njeh rivalin e tij, por kërkoi që të mos votohet asnjë kandidat i Edi Ramës. Më pas u ndal te investimet në këtë zonë të pasur. Theksoi se Edi Rama nuk investoi për të ndihmuar zonën e Kukësit, apo të gjithë vendit, por bashkëpunoi me krimin duke dhënë shembullin e investitorit strategjik Pëllumb Gjoka.

U hoq ai ligj dhe u zëvendësua me ligjin e investimeve strategjike, le ta quajmë Ligjin Gjoka, ky bandit që ka marrë titullin e investitorit strategjik në Velipojë. Shumë nga investitorët strategjikë të Ramës janë Pëllumb Gjoka të tjerë, marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë, 300 mijë euro. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë në Velipojë, e vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Edi Ramën.

Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet dhe ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogën, kurse këtu, të gjitha këto mrekulli të vërteta të natyrës, mbeten në një kohë tmerrësisht të ngadaltë, me investime shumë të rralla, pavarësisht se rruga ka shkuar. Por qeveria, në vend që të financojë dhe të subvencionojë investimet, ajo përqendrohet në bllokimin dhe mbytjen e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për mineralet. E njëjta gjë me taksat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit