-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojë me pasaporta, BIRN: Nënshtetësi “e artë” nëpërmjet një salloni bukurie në Shkup

Kryesoret

Në qendër të Shkupit, pranë një ish-kinemaje, ka një sallon bukurie të quajtur “Charm”.

Me përmasa modeste dhe në gjendje t’u shërbejë vetëm disa klientëve në të njëjtën kohë, “Charm” u hap në vitin 2019 nga një shtetas amerikan dhe banor i ishullit Saipan të Paqësorit, i quajtur Shawn Andre Scott.

Një vit më parë, Scott kishte themeluar një kompani në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe transferoi 405,000 euro kapital themelues nga Hauai.

Ai punësoi 13 persona për stafin e sallonit. Dhe në këmbim, qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha atij një pasaportë, duke e publikuar vendimin në procesverbalin e seancës së 22 qershorit 2021.

Sipas ligjit maqedonas, qeveria mund t’i japë shtetësi kujtdo që dëshiron të investojë të paktën 400,000 euro dhe të punësojë të paktën 10 persona për një minimum prej një viti. Ministria e Financave duhet të gjykojë se investimi është me interes për vendin. Por a ishte vërtet kaq me interes salloni “Charm”?

Rreth 18 muaj pas marrjes së shtetësisë, Scott tërhoqi 80,000 euro nga investimi i tij fillestar, duke përmendur zvogëlimin e biznesit dhe shkurtimin e stafit. Sot, salloni drejtohet nga një kompani tjetër.

Scott është zhdukur dhe kompania e tij, Best Trading Company, ka, në letër, vetëm një punonjës. Kompania menaxhohet nga një person i quajtur Kyhong Peng nga Kamboxhia.

“Ai nuk është në Maqedoninë e Veriut”, tha një avokat nga Shkupi, i cili punoi më parë me Scott dhe kërkoi të mos i përmendej emri. Por ai ende ka pasaportë maqedonase. Edhe një pasaportë bullgare. Pyetja është pse dhe si, duke marrë parasysh dy dekada mbulim nga ana e mediave amerikane në marrëveshjeve të diskutueshme të biznesit të Scott?/BIRN

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit