-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot dhe vajtim/ Vëllai i shqiptarit që u vra nga greku: Plakut i dukej vetja si “Rambo”

Kryesoret

Ka dalë sot përpara hetuesve në Greqi 68-vjeçari që vrau me pushkë tre ditë më parë Briken Limkën në Pire pas debatit për parkimin. Familja e 39-vjeçarit shqiptar nga Korça është shkatërruar nga krimi që i ka tronditur të gjithë. Vëllai i viktimës thotë për mediat greke se nuk mund ta besojë sesi nga një moment në tjetrin humbi vëllanë e tij në një vrasje mizore.

Duke folur për “Mega”-n ai shprehet, “vëllai im nuk na kishte thënë kurrë asgjë për këtë njeri. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk e di kush është ky që shtiret si “Rambo”. Vëllai im punoi në këtë parking për pesë vjet. Ai ishte shumë i njohur në lagje”.

Familja e 39-vjeçarit vajton dhe kërkon të dihet arsyeja pse 68-vjeçari ka marrë pushkën dhe i ka marrë jetën babait të tre fëmijëve me gjakftohtësi absolute.

“Më vonë morëm vesh se vrasësi i vëllait tim ishte ngatërruar me gjithë lagjen. Çfarë duhet të kërkojmë ne si familje? Kështu humbi një i ri me tre fëmijë të vegjël. Gruaja e tij është në një gjendje të mjerueshme shpirtërore. Jemi në pritje të varrosjes së vëllait tim”, shtoi vëllai i viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit