Policia e Kosovës ka njoftuar një rast dhune kundrejt efektivë rrugorë në në fshatin Babimoc të Obiliqit.
Mësohet se policia ka ndaluar një shofer dhe gjatë proceduarave të kontrollit rutinë për dokumentacion i ndaluari ka paraqitur patentën e një personi tjetër.
Më pas shoferi ka kundërshtuar një efektiv i cili është plagosur. Shoferi u dërgua në komisariat dhe është liruar pas intervistimit.
Sa i përket policit ai është dërguar në spital dhe ka marrë ndihmën mjekësore.