-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE mbrojnë Lajçakun pas sulmit të Kurtit

Kryesoret

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel nuk ka shënuar progres në raport me procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Produkti i vetëm i këtij takimi është përplasja e thellë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian si rezultat i diskutimeve që janë zhvilluar brenda dhomës së negociatave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit se Lajçak është rreshtuar me Beogradin, meqë kërkesa e Serbisë që fillimisht të krijohet Asociacioni e më pas të vazhdohet me Marrëveshjen Bazike është shndërruar edhe në qëndrim të Bashkimit Evropian. Kurti a ka akuzuar emisarin sllovak se ka gënjyer rreth propozimeve që janë bërë në takimin e fundit dhe se Lajçak është koordinuar me Aleksander Vuçiçin në dëm të Kosovës.

Por BE mbështeti përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajcak. “BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dy rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Përkrahje për emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar punën e Lajcak duke thënë e njohin përpjekjet e palodhura të tij në kuadër të procesit të normalizimit Kosovë-Serbi.

“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit