Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi takime me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.
Kurti dhe Abdixhiku u pajtuan të vazhdojnë takimet, ndërsa Bedri Hamza ritheksoi se PDK-ja do të mbetet në opozitë.
Analisti politik Dritëro Arifi vlerëson se një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së është e vështirë për shkak të përçarjeve të brendshme në LDK.
Sipas tij, zhvillimet aktuale ngjasojnë me ato të legjislaturës së kaluar dhe mund të shërbejnë edhe për ndërtimin e narrativave politike.
Ndërkohë, Kurti ka njoftuar se do të vazhdojë konsultimet edhe me partitë e tjera para seancës konstituive të Kuvendit, e cila duhet të mbahet deri më 7 gusht.









