Turistja italiane 31-vjeçare që u aksidentua në Pogradec ditën e sotme pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pas gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Aksident ka ndodhur rreth orës 15:50 në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq” ku motori i italianes është përplasur me një makinë.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motorit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.
Motori i turistëve përplaset me makinën, të huajt nisen drejt spitalit