-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken në KS: Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Moska

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në New York, ku dënoi luftën ruse në Ukrainë.

Blinken tha se jo vetëm që Putin doli nga kjo marrëveshje, por tashmë po minon vend depozitimet e drithërave.

Sipas Blinken Rusia përfiton nga uria e botës dhe sa më e uritur të jetë kjo e fundit aq më shumë për fiton agresori.

“Jo vetëm që Putin doli nga kjo marrëveshje por tashmë Rusia po minon vend depozitimet e drithërave. Si rezultat, transporti mund të ulet me 2 milionë metër ton dhe është ekuivalente e 5 miliardë e gjysmë feta buke në botë. Rusia po e bën këtë. Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Moska.

Rusia po përdor dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën, duke shkelur rezolutën 2231 kundër Iranit. Së fundmi, Rusia në fakt bëri një takim me përfaqësuesin e Koresë së Veriut. U shpreh se kishte mbështetjen e plotë për luftën e agresionit të Rusisë. Bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit do të shkelte një sërë rezolutash të këtij këshilli.

Pra janë vende të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë atë çfarë përfaqëson KS. Putin vazhdon të vërë baste, nëse vazhdon me dhunën, nëse mund të shkaktojë vuajtje tek mjaftueshëm, bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukraina do të ndalet së mbrojturi veten.

Por ukrainasit nuk heqin dorë. Ata e kanë parë se çfarë mund të ndodhë po t’i nënshtrohen kontrollit rus. As ne nuk heqim dorë. Qe prej vitit të kaluar, një numër në rritje janë bërë bashkë për një rrugë të ndryshme përpara,” theksoi Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit