-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Polici u qëllua nga një person në ndjekje e sipër, pamjet e para nga vendngjarja

Kryesoret

Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë “Pediatrisë”, ndërsa efektivi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja në Tiranë, reagon policia: Është qëlluar një efektiv i “Shqiponjave”!

Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Sakaq, policia ka zbuluar se efektivi Edlir Alleshi është plagosur me dy plumba në bark, pasi një patrullë e repartit “Shqiponja”, e cila ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar me armë nga ky i fundit.

Të shtëna me armë te Pediatria në Tiranë, ka të plagosur

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit