Policia e Tiranës ka reaguar sërish me anë të një njoftimi për mediat sa i përket plagosjes me armë të efektivit të “Shqiponjave” mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Në përditësimin e informacionit, bëhet me dije se, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
EMRI/ Polici u qëllua nga një person në ndjekje e sipër, pamjet e para nga vendngjarja
Gjatë ndjekjes, vijon njoftimi i policisë, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor Edlir Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, efektivë të shumtë policie janë vënë në ndjekje të autorit që përbën rrezik të shtuar për komunitetin, edhe pse vendndodhja e tij e saktë nuk dihet.
“Tiranë/Informacion paraprak: Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Plagosja në Tiranë, reagon policia: Është qëlluar një efektiv i “Shqiponjave”!
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, mësohet se ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur drejt Spitalit të Traumës për të vizituar nga afër efektivin e plagosur.