-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në Tiranë, reagon policia: Është qëlluar një efektiv i “Shqiponjave”!

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së sotme, ku mbeti i plagosur një person në zonën pranë “Pediatrisë” në kryeqytet.

EMRI/ Polici u qëllua nga një person në ndjekje e sipër, pamjet e para nga vendngjarja

Sipas njoftimit për mediat, mësohet se i plagosur ka mbetur një efektiv i repartit “Shqiponja”, i cili ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë, i cili edhe i ka qëlluar me armë.

I plagosur ka mbetur efektivi E.A., i cili ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, ndërsa kolegët e tij i janë vënë pas të dyshuarit.

Të shtëna me armë te Pediatria në Tiranë, ka të plagosur

“Njoftim për Mediat: Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.”, njofton Policia e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit