-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në Tiranë, autori me probleme depresive, policia: Po komunikojmë me familjarët

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një komunikim për mediat dha detaje në lidhje me autorin që plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.

Sipas Vocajt autori ka qenë emigrant në Itali dhe në muajin gusht është kthyer në Shqipëri, ndërsa thekson faktin se nga hetimet e deritanishme rezulton se autori të ketë probleme  me depresionin.

Plagosja e efektivit në Tiranë, lokalizohet autori 42-vjeçar, ja ku ndodhet

Vocaj u shpreh se janë duke komunikuar me familjaret me qëllim që autori të dorëzohet. Ndërkohë drejtori i policisë Tiranë bëri të ditur se janë vënë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion  për kapjen e tij.

“Ka një dëmtim me armë zjarri. Policia dhe RENEA janë mobilizuar për kapjen e autorit i cili quhet  Klerent Bozhanaj i datëlindjes 1981. Ky person është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Vazhdojnë veprimet e policisë. Po komandojmë me familjarët. Policia vendos shumën 20 mijë euro për informacion të vlefshme që çon në kapjen e autorit. Ne nuk kemi shumë të dhëna për momentin. Dime që ky person ka qenë emigrant në Itali është kthyer në gusht në Shqipëri. Nga hetimet e deritanishme është evidentuar fakti që ka shenja depresive dhe nuk kemi të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminale”, u shpreh Vocaj.

I rrezikshëm, bëni kujdes! Plagosja e efektivit, blindohet Tirana, Policia 20 mijë euro për “kokën” e Bozhanajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit