-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje me armë zjarri në Malishevë

Kryesoret

Një person është vrarë me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës. Viktima është Avni Basha nga fshati Vraniq i Suharekës. Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga shoku i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes. I dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.

Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri.

Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

FOTO/ Ky është i riu që u vra brenda makinës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit