Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit ka akuzuar Rusinë për agresionin në Ukrainë. Ai ka përmendur rastin e Kosovës duke thënë se Rusia ka abuzuar duke tentuar ta përdorë si precedent.
“Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë Këshill Sigurimi, por nuk e ka bërë të heshtë ashtu siç mund të dështojmë këtu në këtë takim.
Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.
Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e Kosovës është aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” tha Rama.
“Mos provoko”! Përplasja e Ramës me Rusinë: Ndalni luftën dhe Zelensky nuk flet