-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçlai i prerë për vizitën e Vuçiç: Po u fut pa leje do t’a arrestojmë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur të martën lidhur me paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se nuk ka nevojë për leje e kryeminsitrit të vendit për të vizituar Kosovën.

Sveçla ka paralajmëruar se nëse Vuçiç nuk ka leje për vizitë dhe hyn në Kosovë do të arrestohet.

“Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të… kaq,” u shoreh Sveçla.

I pyetur nëse Vuçiç do të arrestohet nëse hyn në Kosovë pa leje, ministri i Brendshëm tha se pa asnjë dyshim.

“Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës. Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, shtoi Sveçla.

Ai madje tha se beson se Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje.

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit