Autoritet serbe kanë zhvilluar një operacion për identifikim dhe kapjen e një grupi pedofilësh.
Ky aksionin i koduar “Armagedon” u realizua nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ku më pas ranë në pranga një grup më i madh pedofilësh.
Mësohet se objektivi i këtij grupi ishin fëmijët nga mosha tre deri në 14 vjeç. Për mes internetit ky grup pedofilësh kanë kryer vepra penale në dëm të vajzave dhe djemve të mitur.
Aksioni është kryer nga anëtarët e Drejtorisë për Teknologji, Shërbimit për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë.








