Policia e Kosovës për me një njoftimi ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua nga Malisheva pasi ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.
Fëmija është dërguar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Nëna e fëmijës së dhunuar është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.