Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani nuk ka kursyer as vëllanë e tij.
Sot është ballafaquar me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” që akuzohet si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin.
Nuredin Dumani ka treguar se Gosa ka pasur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit ku u ekzekutuan Indrit Alibej dhe dy të afërm të tij.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë i përfshirë në këtë atentat ka qenë edhe vëllai i tij Dashnor Dumani.
Madje ka kërkuar që vëllai i tij të merret në pyetje për të dhënë sqarime më të hollësishme lidhur me këtë çështje./ Report Tv
Vrasësi “hap letrat”: Ky ishte spiuni në vrasjen e 3-fishtë në Elbasan