Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani nuk ka kursyer as vëllanë e tij. Sot është ballafaquar me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” që akuzohet si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin.
Nuredin Dumani ka treguar se Gosa ka pasur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit ku u ekzekutuan Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku që udhëtonte me ta, Erdal Duranay.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë i përfshirë në këtë atentat ka qenë edhe vëllai i tij Dashnor Dumani. Madje ka kërkuar që vëllai i tij të merret në pyetje për të dhënë sqarime më të hollësishme lidhur me këtë çështje.
Nuredin Dumani ia “fut” edhe vëllait: Ka gisht në këtë vrasje