-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

India pezullon vizat për kanadezët, Trudeau: Nuk po përpiqemi të shkaktojmë probleme

Kryesoret

Kryeministri kanadez Justin Trudeau përsëriti të enjten se Kanadaja nuk po kërkon të provokojë ose të shkaktojë probleme, pasi India ndaloi të gjitha shërbimet e vizave për qytetarët e Kanadasë.

India gjithashtu i tha Kanadasë të zvogëlojë stafin e saj diplomatik pas përçarjes midis vendeve, pasi kryeministri Trudeau tha se India mund të jetë e përfshirë në vrasjen e një shtetasi kanadez.

Lidhjet midis Otavës dhe Nju Delhit, partnerë kryesorë strategjikë në fushën e sigurisë dhe në tregti, kanë rënë në pikën e tyre më të ulët pasi zoti Trudeau këtë javë tha se kishte “dyshime të besueshme” për përfshirjen e Indisë në vrasjen e një udhëheqësi separatist Sikh brenda Kanadasë.

Hardeep Singh Nijjar, shtetas kanadez 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga India prej vitesh, u qëllua për vdekje në qershor jashtë tempullit që ai drejtonte në Surrey, në periferi të Vankuverit.

“Ne nuk po kërkojmë të provokojmë apo të shkaktojmë probleme, por jemi të qartë rreth rëndësisë së sundimit të ligjit dhe të qartë për rëndësinë e mbrojtjes së kanadezëve dhe mbrojtjes së vlerave tona,” tha kryeministri Trudeau në Nju Jork, ndërsa po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Akuza e zotit Trudeau nxiti të hënën një krizë diplomatike, me secilin vend që dëboi nga një diplomat. India e mohoi akuzën dhe e quajti atë absurde, ndërsa tani njoftoi për pezullimin e shërbimit të vizave indiane për kanadezët.

Pezullimi do të thotë që kanadezët që nuk kanë viza nuk do të mund të udhëtojnë për në Indi. Në vitin 2021, 80,000 turistë kanadezë vizituan Indinë, duke i bërë ata grupin e katërt më të madh, sipas Byrosë së Emigracionit të Indisë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit